Maqedonia befason për kapitenin Enis Bardhin

- Bota Sot

Maqedonia befason për kapitenin Enis Bardhin

Kapitenë. Legjenda. Trashëgimi. Me këtë mesazh, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut publikoi një foto të ish-kapitenëve të ekipit kombëtar maqedonas Goce Sedloski dhe Goran Pandev, me Enis Bardhin aktual.

Bardhi e udhëheqë këtë brez në një tjetër play-off, ndërsa ish-kapitenët tani kanë funksione të reja. Goran Pandev tani është drejtor i ekipeve kombëtare, dhe së fundmi Goce Sedloski selektor i ekipit kombëtar A të Maqedonisë.

Pandev është mbajtësi i rekordit për numrin e paraqitjeve për Maqedoninë me 122 ndeshje, i ndjekur nga Sedloski me 100, ndërsa Enis Bardhi aktualisht ka 80 paraqitje për ekipin kombëtar.

Të tre tani janë në një mision të përbashkët: Maqedonia të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 përmes ndeshjes “play-off” në mars kundër Danimarkës, dhe më pas ndajr fituesit të ndeshjes Republika Çeke - Republika e Irlandës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot