Zelensky: Plani i paqes është 90% gati

- Bota Sot

Zelensky: Plani i paqes është 90% gati

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha sot gazetarëve se plani i paqes prej 20 pikësh – i hartuar nga zyrtarët ukrainas dhe amerikanë – ishte 90% gati dhe se ai kishte planifikuar të diskutonte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump mënyrat se si aleatët e Ukrainës mund të garantonin sigurinë e saj në të ardhmen, sipas “The Times”.

Njoftimi i Zelensky vjen pasi ai ofroi kompromis për disa nga çështjet më të mprehta që deri më tani kanë bllokuar procesin e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-ja me Rusinë.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse lëshimet e Zelensky do ta kënaqin Kremlinin.

Gjithashtu, presidenti Zelensky tha se so të takohej me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të dielën në Florida – si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës gati 4-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Duke folur me gazetarët, Zelensky paralajmëroi se nuk mund të thoshte nëse takimi do të çonte në një marrëveshje, por tha se të dyja palët do të synonin të finalizonin sa më shumë pika që të mundeshin.

Më herët, udhëheqësi ukrainas tha ne platformën X se “shumë çështje mund të zgjidhen para Vitit të Ri” duke sinjalizuar një notë optimiste.



Lexoni të gjitha në Bota Sot