Mbrojtësi i Kombëtares drejt Premier League

- Bota Sot

Mbrojtësi i Kombëtares drejt Premier League

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Klisman Cake ka mbyllur një vit të jashtëzakonshëm në spektrin individual.

Në 14 tetor të këtij viti, 26-vjeçari debutoi te Shqipëria, ndërsa është nga më të rëndësishmit jo vetëm te Shkëndija e Tetovës, por në të gjithë kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Cake ka dalë nga akademia e Tiranës, ndërsa e ka rritur “pjacën” te tetovarët.

Sipas mediumit “xmksport” në Maqedoninë e Veriut, klube nga Premier League ruse kanë shfaqur interesim për “shtyllën” e prapavijës, ama pa dhënë emra konkret. Nga gjiri i Kombëtares në Rusi ndodhet sulmuesi Mirlind Daku, pjesë e Rubin Kazan.



Lexoni të gjitha në Bota Sot