Maresca i “mbyll derën” transferimeve

- Bota Sot

Maresca i “mbyll derën” transferimeve

Asnjë surprizë nuk do të jetë në merkaton e janarit te Chelsea.

Të paktën ky është sinjali i fortë që dërgon Enzo Maresca.

Trajneri i “Bluve” mbështet skuadrën aktuale, duke mohuar thashethemet për një transferim të mundshëm të Antoine Semenyo.

Sulmuesi i Bournemouth, i cili ka pasur një sezon të shkëlqyer, mbetet një kandidat i fortë në tregun e transferimeve. I pyetur për interesin e tyre për Semenyo në konferencën për shtyptrajneri preferoi të shmangte temën.

“Jam i përqendruar vetëm në ndeshjen e radhës, nuk jam i shqetësuar se kush largohet”, deklaroi Enzo Maresca, i bindur se përbërja e lojtarëve që ka aktualisht në dispozicion është më se e mjaftueshme për ambiciet e klubit.

“Marrëdhënia ime me klubin është e shkëlqyer. Siç thashë para ndeshjes kundër Newcastle, jam i dashuruar me skuadrën që kemi dhe nuk mendoj se ka nevojë të ndërhyjmë në tregun e transferimeve të janarit“, deklaroi Enzo Maresca.



Lexoni të gjitha në Bota Sot