Trabzonspor nuk paguan dëmshpëtrblimin e Muçit

- Bota Sot

Trabzonspor nuk paguan dëmshpëtrblimin e Muçit

Klubi i Tranbzonspor është shumë i lumtur me atë që po bën Ernest Muçi në radhët e tij, duke shënuar gola me një rregullsi të admirueshme për të mbajtur ekipin në garë për vendet e para në klasifikim.

Por për momentin, nuk ka ende një sinjal konkret për firmën përfundimtare me sulmuesin shqiptar.

Shkak është fakti se për të marrë lojtarin e huazuar nga Beshiktash me një kontratë përfundimtare, Trabzonspor raportohet se duhet të paguajë 8,5 milionë euro të tjera në arkat e klubit të qytetit të Stambollit.

Kjo është një shifër të cilën në Trabzon nuk e kanë aq të thjeshtë ta sigurojnë ndaj po mendohen alternativa nëse nuk ia dalin që në fund të sezonit të blejnë përfundimisht Muçin.

Sipas “Kontraspor”, klubi ka gjetur një emër që mund të transferohej te Trabzonspor me një kosto më të ulët. Ai është sulmuesi i Polonisë, Kacper Kozlovski, i cili aktualisht është pjesë e Gaziantep, me të cilin ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist në 18 ndeshje të luajtura.



Lexoni të gjitha në Bota Sot