Paqja në horizont? Kreu i inteligjencës ukrainase jep datën e mundshme

- Bota Sot

Paqja në horizont? Kreu i inteligjencës ukrainase jep datën e mundshme

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se shkurti i vitit 2026 do të jetë një periudhë e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas tij, ky muaj paraqet një dritare të mundshme për përparime të rëndësishme diplomatike, si për palën ukrainase, ashtu edhe për atë ruse.

I cituar nga RBC Ukraina, Budanov ka theksuar se disa faktorë ndikojnë në këtë vlerësim – përfshirë intensitetin e operacioneve ushtarake, sezonin e ngrohjes, dhe kushte të tjera që lidhen me gatishmërinë politike dhe ekonomike të të dy vendeve për të negociuar.

Ai tha se “ka shumë variabla në lojë”, por analizat aktuale tregojnë se ajo periudhë do të jetë më e përshtatshme për të ulur palët në tryezën e bisedimeve dhe për të kërkuar një zgjidhje që mund të ndalë luftën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot