Tetova: Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet brenda 90 minutave

- Bota Sot

Tetova: Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet brenda 90 minutave

Në prag të Superkupës së Shqipërisë, Egnatia-Dinamo, që do të luhet të dielën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, trajneri i skuadrës rrogozhinase, Edlir Tetova ka dalë në një konferencë për shtyp duke analizuar situatën.

“Sigurisht që është një event ku ndeshen dy skuadrat më të mira momentalisht. Në këtë ndeshje vijmë të plotë, skuadra është përgatitur mirë, presim që nesër ta shijojmë”.

Egnatia vjen në këtë sfidë si mbajtëse e trofeut, kjo është një përgjegjësi apo avantazh psikologjik?

Asnjëra nga të dyja, kjo është një kupë më vete. Sigurisht që ne kemi marrë masat tona, por mendoj më tepër te ajo loja e bukur”.

“Shpresoj që gjithçka të vendoset brenda 90 minutave. Të dyja skuadrat janë në një formë të mirë. Edhe Dinamo ka bërë një sezon të mirë deri tani”.

“Trajneri Daja? Ka qenë dhe trajneri im, sigurisht që ka përvojë më shumë se unë. Kam shumë pak vite në Superiore, por kjo nuk do të thotë asgjë. Dueli i dy skuadrave do jetë midis asaj që lojtarët do shprehin në fushë, sigurisht me idetë tona”.

“Finalja në ‘Air Albania’? Luhet në një nga stadiumet më të bukura në Evropë, që kemi fatin ta kemi këtu, në Tiranë. Ashtu siç është stadiumi, aq i bukur, shpresoj të jetë edhe dueli nesër”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot