Ajrullahu - përforcim i ri i Shkëndijës

- Bota Sot

Ajrullahu - përforcim i ri i Shkëndijës

Futbollisti Mahir Ajrullahu është përforcim i ri i Shkëndijës së Haraçinës.

Skuadra nga Haraçina synon për herë të parë të hyjë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Haraçinasit janë nënkampion të Ligës së Dytë të Maqedonisë.

“KF Shkëndija Haraçinë njofton zyrtarisht angazhimin e futbollistit Mahir Ajrullahu, i cili i bashkohet skuadrës sonë si përforcim në repartin anësor.

Ajrullahu sjell dinamizëm, shpejtësi dhe qartësi në lojën ofensive nga krahët, si dhe angazhim të lartë taktik.

Në karrierën e tij, ai ka qenë pjesë edhe e KF Sasa, ku ka fituar përvojë të rëndësishme dhe ka dëshmuar profesionalizëm në paraqitjet e tij”, - njofton Shkëndija.



Lexoni të gjitha në Bota Sot