Serbët i bëjnë “presion” Tiranës

- Bota Sot

Serbët i bëjnë “presion” Tiranës

Leon Krekoviq është një nga lojtarët që Tirana ka “piketuar” për merkaton e janarit.

Megjithatë, për bardheblutë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi gara për 25-vjeçarin kroat po zhvillohet “luftë” e fortë.

Tirana ka rivalë serbët e TSC Backa Topola të cilët gjithashtu kanë shfaqur interesim serioz për Leon Krekoviq. Tashmë, “topi” i kalon vetë anësorit, i cili duhet të vendosë mes Shqipërisë ose Serbisë.

Kujtojmë se 25-vjeçari ka një karrierë interesante. Ai ka luajtur në Kroaci me ekipe si Nk Dinara, Hajduk Split dhe Sibenik, por ka pasur aventura edhe në Poloni, Belgjikë e Finlandë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot