Rute Kardoso, bashkëshortja e Diogo Zhotës, futbollistit të Liverpulit që u nda tragjikisht nga jeta në 3 korrik pas një aksidenti me makinë, ka qenë mbrëmë e pranishme në “Anfield”.D
Dy djemtë e tyre, Dinis dhe Duarte, dolën krah kapitenit Van Dajk për të nderuar kujtimin e babait, Diogos.
Një moment prekës për të gjithë të pranishmit.
Vetë Kardoso ka ndarë pamje në profilin e saj zyrtar duke shkruar se: “
Nga thellësia e zemrës sime, faleminderit klubit dhe të gjithë tifozëve për dashurinë, respektin dhe mbështetjen e treguar gjatë kësaj kohe tepër të vështirë. Mesazhet dhe gjestet tuaja kanë qenë më të rëndësishme sesa mund të shprehin fjalët”.