Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk i’u lejua ta ndihmojë bashkëshorten

- Gazeta e Prizrenit

Ndodh edhe kjo: Qytetari në Prizren shqyen fletëvotimin, nuk i’u lejua ta ndihmojë bashkëshorten

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren, ku një qytetar i moshuar gris fletëvotimin pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e lejojë ta ndihmojë bashkëshorten gjatë procesit të votimit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacionin policor, ku aktualisht po intervistohet.

“Sot rreth orës 12:00, në qendrën e votimit në shkollën ‘Mustafa Bakija’ në Prizren, një qytetar i moshuar, në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë procesit të votimit, e ka shqyer fletëvotimin. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacion policor, ku është duke u intervistuar dhe, në konsultim me prokurorin e shtetit, do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore”, ka deklaruar Bytyqi.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit