Marcelo kurrë nuk kishte nevojë të hiqte barkun apo kilogramët e tepërt në mënyrë që të bënte histori.
Ish-mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, një nga të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në pozicionin e tij, u ul së bashku me një nga më të mëdhenjtë e portës spanjolle, me Iker Kasijas në podcastin “Bajo los palos” për të folur pa filtra për marrëdhënien e tij me futbollin dhe palestrën.
“Vetëm dje po shikoja disa video duke ua treguar fëmijëve të mi në shtëpi dhe njëri prej tyre, Liam më pyet “ti ishe i shëndoshë atje, apo jo?” dhe unë them sigurisht.
“Struktura ime ka qenë gjithmonë e tillë. Unë kisha një bark të rënë, nuk kam pasur kurrë musklaturën apo trupin shumë fibroz të Kristianos” – tha ai duke qeshur.
Batutat, megjithatë, nuk fshehin një realitet që shoqëroi gjithë karrierën e tij, kritikat për formën e tij fizike, sidomos në momentet e ulëta të Real Madridit. Marcelo i dëgjoi, por ata kurrë nuk e mbanin zgjuar natën.
“Unë kurrë nuk kam qenë atlet, gjithmonë e kam shijuar shumë jetën time.
Sigurisht që kam punuar, por kurrë nuk kam qenë në palestër ose kam bërë ndonjë dietë të rreptë ose diçka të tillë. Kur isha më i rritur, fillova të bëja më shumë gjëra.
Por trupi im ka qenë gjithmonë i tillë dhe unë gjithmonë kam luajtur në të njëjtën mënyrë. Por, sigurisht, kur ndodhi diçka e keqe ata thanë se isha mbipeshë.
Është normale”, shpjegoi ish-lojtari, me natyrshmërinë që e shoqëronte gjithmonë në fushë.
Dhe në fakt kjo mbipesha e mori në qafë si me Realin, ashtu edhe me në humbjen turpëruese 7-1 në gjysmëfinalen e Botërorit 2014 kundër Gjermanisë.