Egnatia dhe Dinamo do të përballen në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00 në finalen e madhe të Superkupës së Shqipërisë, ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik.
Egnatia vjen si fituesja në fuqi e titullit kampion, ndërsa Dinamo si fituesja e Kupës së Shqipërisë.
Dy trajnerët respektiv, Edlir Tetova dhe Ilir Daja nuk janë kursyer aspak dhe kanë hedhur në fushë formacionet e tyre më të mira të mundshme, duke dashur me çdo kusht trofeun.
Egnatia: Dajsinani; Ndreca, Xhemajli, Sota, Fangaj; Aleksi, Fernando, Ruçi, Albanese, Bakajoko, Selmani
Dinamo: Teqja; Neziri, Teikseira, Dita, Maliqi, Karamba, Qefalija, Bregu, Nani, Guindo, B. Berisha.