Trajneri i Man.Junaitid, Ruben Amorim, ka bërë të qartë se klubi nuk do të bëjë blerje të nxituara në merkaton dimërore.
Portugezi e ka pranuar se klubi po kërkon të përforcojë skuadrën në janar, por ka theksuar se çdo transferim duhet të jetë i duhur për planin afatgjatë të klubit.
“Ne kemi hapësirë për të pasur më shumë lojtarë, por për klubin tonë është shumë e rëndësishme të kemi një plan dhe të sjellim lojtarë që i njohim mirë”, është shprehur Amorim.
Ai ka shtuar se nuk ka garanci që çdo transferim do të funksionojë, por siguria për profilin e lojtarëve është thelbësore.
“Nëse nuk jemi të sigurt, është më mirë të mos sjellim askënd dhe të punojmë me lojtarët që kemi. Kjo për mua është e qartë”, ka thënë ai.