Ousmane Dembele po kalon në një vit mjaft të suksesshëm në karrierën e tij.
Pas trofeve të fituar me PSG-në, francezit po i shpërblehet puna e arritur në fushën e lojës.
Dembele së fundmi është nderuar me çmimin “Lojtari më i mirë” në botë nga “Globe Soccer”, që zhvilloi edicionin e 16-të të shpërndarjes së çmimeve.
Ky është trofeu i tretë i Dembeles, që pas suksesit historik më PSG-në.
Ai fillimisht e fitoi çmimin kryesor individual, “Topin e Artë” nga “France Football”, e më pas e fitoi edhe çmimin “The Best” nga FIFA.
Me PSG-në, Dembele gjatë sezonit 2024-2025 fitoi tripletën, e cila e përfshin Ligue 1, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës, teksa iu shtua edhe Superkupa e Evropës, Superkupa e Francës dhe FIFA Kupa Interkontinentale.