Tottenhami ka arritur të shënojë fitore minimale në udhëtim te Crystal Palace, në kuadër të xhiros së 18-të në Premierligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Selhurst Park” përfundoi me rezultat 1:0.
Golin e fitores arriti ta shënojë Gray në minutën e 42-të.
Pas kësaj fitoreje, Tottenham renditet në vendin e 11-të me 25 pikë, kurse Crystal Palace mbetet i nënti me 26 sosh.