Policia njoftoi se me datë 27.12.2025, rreth orës 22:10, ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fushat e fshatit Muradem – Prizren.
Patrullat policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të ndalojnë një automjet në të cilin gjendeshin dy persona, të cilët po tentonin të largoheshin nga zona, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
• Dy armë zjarri – pistoleta
• Disa pako me municion
Në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer fotografimin e vendit, si dhe sekuestrimin e armëve, municionit dhe gëzhojave. Po ashtu, është sekuestruar edhe automjeti i përfshirë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale dhe ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.