Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit, në Kosovë, me seli në Prishtinë, e themelua me 20 dhjetor të vitit 1975. Me ligj dhe me aktet e tjera nënligjore, ASHAK-ja përcaktohet si institucioni i pavarur, që bashkon në anëtarësinë e saj, shkencëtarë/et dhe artistë/et nga më të shquarit në Republikën e Kosovë. Veprimtaria e saj, njihej me interes të veçantë publik dhe kombëtarë, që qëllimi i së cilës është zhvillimi dhe nxitja e punës kërkimore e shkencore dhe artistike, në Kosovë, përkujdesja për zbatimin e arritjeve shkencore dhe për kultivimin e vlerave artistike në vend, si dhe zhvillimi i bashkëpunimit shkencor dhe artistik ndërkombëtar.
Në fillim të viteve të 70-ta, paralele me kërkesat për mëvetësinë e Kosovës, në rrafsh të barabartë me njësitë e tjera federale të Jugosllavisë, u shtua nevoja për krijimin e institucionit më lartë të shkencës dhe të artit. Në përgjigjen e kësaj kërkesa, kuvendi i Kosovës, pas miratimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974, formoi Komisionin Amë për themelimin e Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Me datë 30 dhjetor të vitit 1974, në bazë të nenit 335, të Kushtetutës Socialiste Autonome të Kosovës, kryetari i Kuvendi të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) – së nxori Dekretin për shpalljen e Ligjit mbi Themelimit të Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ligji hyri në fuqi pas shpalljes së tij në gazetën zyrtare të KSAK-së, ndërsa me 6 mars të vitit 1975, në bazë të nenit 311, të Kushtetutës Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, Kuvendi, në Dhomën e tij, të Punës së Bashkuar, mori vendim mbi emërimin e Komisionit të themelimit të Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në mbledhjen e parë të Komisionit të Themelimit të Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e mbajtur me 17 maj të vitit 1975, kërkohej dhe pëlqimi i të propozuarit. Kriteret ishin ato në shpallur përgjithësisht në ligje dhe statutet e akademive të Jugosllavisë dhe Shoqatës së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi dhe sipas ligji parashihet që propozimet e anëtarëve mund të bënin, si Universitetit të Prishtinës, Fakulteteve, institucionet shkencore dhe Bashkësia e Institucioneve Shkencore të Kosovës.
Në kuadër të saj, në muajin tetor të vitit 1975, Komisioni kishte bërë zgjedhjen e njëmbëdhjetë (11) anëtarëve të rregull dhe dy (2) me korrespodentë të Shoqatës. Ndërsa, me 20 dhjetor të atij vitit u themeluan organet brenda saj. Shoqata u transformua, në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përmes ligjit mbi themelimin e ASHAK-së nga Kuvendi i Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, me datë 18 prill të vitit 1978.
Në fund të vitit 1976, Shoqata e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u pranua si anëtare e Këshillit të Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë dhe kështu edhe në mënyrë formale u barazua me të gjitha akademitë e tjera të vitit. Klasifikimi i kategorisë së anëtarëve të brendshëm jashtë përbërjes së trupit punues, u bë në vitin 1979 dhe do të quhen anëtarë jashtë përbërjes së trupit punues, ndërsa tani do të ketë edhe anëtarë nderi.
Gjendja në seksionet në vitin 1978 ishte ajo e kohës së themelimit si në vijim: Seksioni i Shkencave Shoqërore, Seksioni i Shkencave të Natyrës dhe Seksioni i Gjuhësisë dhe të Arteve.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në fillim pati anëtarë nga të gjitha komuniteteve që vepronin dhe jetonin në Kosovës. Gjithashtu, duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe të Arteve të Jugosllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një (1) mandat për periudhë kohore dy (2) vjeçare (1985 – 1987), që kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij. Përmes atij Unioni, ASHAK-u e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare. Po të njëjtin vit, kuvendi i ASHAK-ut mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë, e të Institutit të Arkeologjisë dhe Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishte funksionalizuar, u shkatërruan ndërhyrjes policore në selinë e Akademisë, në vitin 1994, me çka e pamundësoi punën e saj, më tej në atë godinë. Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u detyrua që veprimtarinë e saj ta zhvillonte në një shtëpi private, që ia kishte dhënë në dispozicion pa kundër shpërblim profesori universitar, në lagjen e Ulpianës, në Prishtinë. Gjatë viteve të punës jashtë objektit, ASHAK-u vazhdoi punë të rregullt, duke publikuar revista dhe publikime të tjera shkencore dhe shoqërore. Publikimin i veprave shkencore u ndihmuan nga shumë donatorë. Gjatë viteve jashtë objektit, ASHAK-ja e vazhdoi punën e rregullt duke publikuar revista dhe publikime të tjera shkencore dhe shoqërore.
Në vitin 1981, Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës filloi lidhur me përgatitjen për shtyp të materialeve të Konferencës Shkencore për Njëqind (100) vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në dy (2) vëllime, që arriti të botohej në vitin 1990.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të Kosovës në vitin 1989, kuvendi i Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, doli me angazhimet publike, së pari me hartimin e Deklaratës Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave, që shkeleshin në mënyrë drastike, si dhe angazhimit të referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit dhe hartimit të akteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Në prill të vitit 1989, u ndërpre financimi i veprimtarisë së ASHAK-ut me “arsyetimi” se nuk i përmbushte standardet jugosllave dhe se me angazhimet e saj rëndonte rendin kushtetues të ish – Jugosllavisë.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në atë kohë zhvilloi dhe veprimtarinë e saj shkencore në dobi të afirmimit të çështjes së drejtë, e sidomos me simpoziumet e mëdha shkencore me karakter ndërkombëtar, si Shqiptarët dhe Evropa, në Prishtinë. Dy (2) simpoziumet për Gjenocidin serb, në Kosovë, simpoziumet për Statusin e Kosovës dhe vonë Strategjia e Zhvillim Ekonomik, në Kosovë.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës fushë veprimtarinë e saj e vazhdoi edhe pas mbylljes nga kuvendi i Serbisë përmes miratimit të Ligjit për Akademinë Serbe të Shkencave dhe të Arteve. Kjo fazë e re e ASHAK-ut karakterizohet me rrethana të vështira, ku nuk u pajtua me ndalimin e botimeve shkencore dhe as me pushimin e kontakteve ndërkombëtare dhe si rrugë të mbijetesës e të rezistencës zgjodhi zgjerimin e veprimtarisë së saj. Megjithatë, vështirësitë materiale dhe teknike, pas kontakteve me autorë të mundshëm dhe komunikimit me studiuesit jashtë Kosovës, u arrit rezultati ta nxjerrin numrin një (1) me gjitha kriteret për një (1) revistë të këtij lloji.
Në periudhën kohore 1994 deri 1995, shënojnë rritjen në drejtim të kësaj kthese për mbarë në botimet dhe veprimtarinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. zgjerimi i rezistencës së armatosur ndaj pushtimit serb në vitin 1998 dhe lufta e vitit 1999, zvogëluan përkohësisht punën e ASHAK-ut, mirëpo anëtarët e saj kanë qenë aktiv në veprimtari.
Faza e Re, e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës filloi në vitin 1999, ku përmes rikthimit të selisë saj, vazhdoi fushë veprimtarinë e saj me intensitet të lartë. Kështu, që ndër vite ka shënuar rritje të sasisë dhe cilësisë së botimeve të saj. Zhvillimi i saj filloi me konsolidimin e legjislacionit dhe anëtarësisë së saj, ndërmjet aktiviteteve në fushën kërkimore dhe shkencore, të projekteve, konferencave dhe tryezave shkencore, si dhe aktiviteteve artistike. Në këtë kuadër shquhet veçmas veprimtaria botuese, në vitin 2004, Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e gjeti me botimin e saj kolektiv “Kosova dhe statusi i saj i ardhshëm”, ku përfshihen materialet e tubimeve shkencore lidhur me këto tema. Gjithashtu në atë vit u botua vepra e rëndësishme mbi tetëqind (800) faqe, të albanologut gjerman W. Fiedler për sistemin foljor në gjuhën e “Mesharit”, të Gjon Buzukut, në gjuhën gjermane.
Statuti i institucionit reprezentativ të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u konfirmua me dy (2) ligje të Akademisë, në mënyrë të pjesshme, në vitin 2004, i hartuar dhe miratuar nga misioni i Posaçëm Diplomatik, i Përfaqësuesi Special të Sekretariatit të Përkohshëm, “UNMIK”-ut, si dhe ai i vitit 2015, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, me rastin e dyzet (40) vjetorit të themelimit.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka marrëveshje të veçantë bashkëpunimit dhe projekte konkrete me Akademisë e Shkencave të shteteve të rajonit, Evropës dhe botës, si në vijim me atë: të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Mbretërisë Begle Flamane, Italisë, Getingenit dhe Leopolfdinës së Gjermanisë. Ajo është anëtare e Federatës së Akademive Kombëtare të Evropës (ALLEA), bashkëthemeluese e Unionit të Akademive të Evropës Juglindore, anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të të Drejtat të Njeriut, në Nju Jork, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e Asociacionit të Studimeve të Evropës Juglindore.
Ligji për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës përcaktojnë numrin e pakufizuar të anëtarë/eve, ndërsa zgjedhja e anëtarë/eve të rinj bëhet çdo katër (4) vjet, sipas rregullores së veçantë të mbështetur në propozimet që vijnë nga institucionet e arsimit të Lartë dhe instituteve shkencore me kufizime në moshë deri gjashtëdhjetë (65) vjeçar/e. ASHAK-u përbëhet nga punonjës të shquar të shkencës dhe të artit në vend, ka anëtarë/e të rregullt, korrespodentë, jashtëm dhe të nderit. Kuvendi është organi më i Lartë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e Akademisë. Ai është organ vendimmarrës, që miraton aktet nënligjore, statusi, rregulloret e ndryshme, miraton programin e punës dhe planin financiar, zgjedh anëtarë/et e rregullt, anëtarë/et korrespodentë, anëtarë/et e jashtëm dhe anëtarë/et e nderit, zgjedh kryesinë, krijon seksione, bërthama të studimit, njësi shkencore dhe qendra studimore. Kryesia e Akademisë zbaton vendimet e Kuvendit dhe përbëhet nga kryetari, nënkryetari, sekretari shkencor, sekretarët e katër (4) seksioneve: të Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, Seksionit të Shkencave Shoqërore, Seksionit të Shkencave të Natyrës dhe Seksionit të Artit.
Si u festuan kremtimet jubilare? Me rastin e dhjetë (10) vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, në jubilarin e parë në atë vit u themelua komisioni i Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Serbisë (SANU), i përbërë nga katërmbëdhjetë (14) anëtarë lidhur me ndryshimet kushtetuese të Kosovës dhe si një (1) kundërpërgjigje të librit të Kaltër, e botuar në vitin 1977, e gjeti me botimi e librit të Parë kushtuar Akademisë, e njohur si Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës 1975 – 1985 nga autori Zija Bylykbashi.
Me rastin e njëzet (20) vjetorit të kremtimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, në jubilarin e dytë atë e gjejnë duket shënuar rritje në botime dhe fushe veprimtarinë e saj. Ndërkohë, e gjeten me ndërrimin e jetës së akademikut dhe anëtarit të Redaksisë së Enciklopedisë Politike, në Beograd dhe anëtarit të Akademisë Evropiane, të Shkencave, në Salzburg, në Republikën Federale të Austrisë dhe njëherit misionarit të shtetësisë së Kosovës, në hartimet e akteve burimore të përcaktimit të Kosovës, si shtet të Pavarur dhe Sovran, në Zagreb, në Republikën e Kroacisë, akademik Gazmend Zajmi.
Me rastin e tridhjetë (30) vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, në jubilarin e tretë atë e gjetëm më botimin e përgatitur nga një (1) grup autorësh akademikë, që dokumenton historinë dhe veprimtarinë e ASHAK-ut gjatë tri (3) dekadave të saj të para të ekzistencës.
Libri u botua në Prishtinë nga Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, ku paraqet një dokumentacion të pasur të veprimtarisë shkencore dhe artistike të ASHAK-ut, duke përfshirë ngjarjet kryesore, projekte, botimet dhe ndikimin e këtij institucioni në zhvillimin e shkencës dhe kulturës në Kosovë dhe më gjerë.
Me rastin e dyzet (40) vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovë, në jubilarin e katërt, atë e gjejnë në një (1) organizim ceremonie solemne, për arsyeje se ishte kremtimi i parë, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie ishin udhëheqësit më të Lartë shtetërore të Kosovës, si ish – presidentja, ish – kryetari dhe ish – kryeministri dhe shumë ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, akademikë dhe mysafirë të shquar vendor dhe ndërkombëtar. Gjatë të hapjes së kësaj ceremonie nga ana e kryetarit të ASHAK-u u tregua historia mbi themelimin e këtij institucionit dhe në theks të veçantë në kohën e dëbimit të anëtarëve të saj nga objekti dhe vazhdimi i fushe veprimtarisë në shtëpitë private.
Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, jubilarin e katërt të themelimit të saj dhe jubilarit të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës botoi veprën e saj “40 vjet të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës”.
Cila ishte pozita e shkencës në Kosovës Luftës së Dytë Botërore? Themelimi i Akademisë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, iu parapriu disa rrethanave specifike të zhvillimeve shoqërore dhe politike, në Kosovë. ASHAK – u, u themelua atëherë kur u zgjerua autonomia e Kosovës, në kuadër të Federatës së Jugosllavisë dhe kompetencat vendimmarrëse të organeve ligjvënëse, të Kosovës. Bashkë me avancimin e statusit të Kosovës, si njësi autonome në Federatën e Jugosllavisë, në fund të viteve të 60 – ta dhe 70 -ta të shekullit XX – të ndodhi një (1) zhvillim i shpejtë social dhe ekonomik dhe një (1) prosperitet i përgjithshëm institucional të Kosovës, veçmas në fushën e arsimit dhe ngritjes së dijes dhe emancipimit shkencor. Krahas avancimit të pozitës kushtetuese të Kosovës, në kuadër të Federatës së Jugosllavisë, u intensifikua arsimi i Lartë, që rezultoi me themelimin e Universitetit të Prishtinës.
Historia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës shpreh zhvillimet e tërësishme të shkencës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX – të. Derisa në Shqipëri themelimi i një (1) institucioni të këtij lloji të shkencës që shtruar qysh para Luftës së Dytë Botërore, madje qenë ndërmarrë hapa, që u ndërprenë gjatë Luftës dhe filluan pastaj. Kjo etapë shënojnë fillimet e këtyre interesimeve të organizuara lidhen me shkollimin laik dhe zhvillimin e shekullit XX-të.
Para themelimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, rolin e saj e pati Instituti Albanologjik i Prishtinës, i themeluar në vitin 1953, që ishte institucioni i Pavarur Publik Kërkimor dhe Shkencor, që merrej me studimet e kulturës së përgjithshme shqiptare. Veprimtaria e tij u zhvillua në bazë të Ligjit për Institutin Albanologjik dhe Ligjin për Veprimtari Kërkimore dhe Shkencore të Kosovës. Ku me datë 25 dhjetor të vitit 1955 nga organet shtetërore u soll vendimi për mbylljen e tij, me arsyetimin se në: “Atë institut ne e kemi formuar në kohën e tensionit informbyroisti, ndër të tjera që t’i kundërvihemi propagandës së tyre, të Shqipërisë, kurse ai sot nuk është i nevojshëm, si i tillë. Sepse në shumicën e gjërave të fushave, të cilat i studion Instituti, mund t’i marrim drejtpërdrejt nga Shqipëria kur atë duam”.
Me rastin e mbylljes nga shërbimet sekrete shtetërore u sekuestruan dhe dorëshkrimet, ku për dymbëdhjetë (12) vite me radhë nuk funksionoi dhe në vitin 1967 është rihapur atëherë kur hapet edhe Enti i Historisë. Me rithemelimin e tij u intensifikua puna e Institutit të Historisë dhe institucioneve të tjera shkencore dhe kulturore, të Kosovës si Muzeu dhe Arkivi, i Kosovës.
Një kontribut të veçantë në idenë e themelimi të Institutit Albanologjik të Prishtinës ka dhënë kryesuesi i delegacionit të Parë, të Kosovës, i cili realizoi takimin bilateral me presidentin e Jugosllavisë me 4 prill të vitit 1945, ku haptas e kundërshtoi aneksimin e Kosovës dhe kërkoi përfilljen e të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve të garantuar me parimet e Kartës së Atlantikut, si dhe në Rezolutën e Bujanit.
Kështu, që pas viteve të 50-ta, u themelua Shkolla e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, duke vijuar me hapjen e fakultetit Juridik, Ekonomik dhe Filozofik, të cilat veprimtarinë e tyre e ushtronin në kuadër të Universitetit të Beogradit, në gjuhën serbo – kroate. Fakti që këto institucione e zhvillonin veprimtarinë e tyre në e mjedisin e Kosovës krijoi mundësi që një (1) numër i madh i të rinjve shqiptarë të inkuadrohej në këto veprimtari dhe me rastin e ndryshimit të parë të klimës politike në Kosovë, në vitin 1966, të dilte me kërkesa të suazës normale për mësimdhënie në gjuhën shqipe dhe zgjerimin e institucioneve universitare sipas përmasave të vendit.
Pas viteve të 60-ta, në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar, u ndihmuan shumë shqiptarët e Kosovës nga politika e Republikës së Shqipërisë dhe vendosen marrëdhënie arsimore dhe kulturore. Bashkëpunimi brenda një (1) kohe të shkurtër ndërmjet dy (2) vendeve solli të arritura shkencore. U mbajtën një (1) serë konferencash me studiues nga të dy (2) anët e kufirit kushtuar ngjarjeve të rëndësishme të historisë shqiptare, të cilat janë si në vijim: Konferenca e Dytë, e Studimeve Albanologjike, e mbajtur në Tiranë me 12 deri 18 janar të vitit 1968, simpoziumi kushtuar pesëqind (500) vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në Prishtinë, me 9 deri 12 maj 1968, seksioni Shkencor, i mbajtur në Tiranë me 25 maj 1971, me rastin e njëqindenjëzet (125) vjetorit të lindjes së shkrimtarit Naim Frashëri. Ndër të tjera janë si: Konferenca Kombëtare e Folkloristikës Shqiptare, e mbajtur në Tiranë me 15 deri 20 shtator të vitit 1972, Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur në Tiranë me 20 deri 25 nëntor të vitit 1972, në Kongres u mor vendim historik për njësimin e gjuhës së shkruar shqipe.
Në kuadër të këtyre konferencave, simpoziumeve dhe Kongresit, Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ka pasur marrëveshje dhe memorandumet me Akademinë e Shkencave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë deri në vitin 1981. Marrëveshjet dhe memorandumet e nënshkruara nga anët e dy (2) akademive të Kosovës dhe Shqipërisë shëmoi majat e bashkëpunimit, ku dëshmohet përmes numrit të mëdha të projekteve të nënshkruara në mes dy (2) akademive. Me 16 qershor të vitit 1979, në Prishtinë, u nënshkrua Protokoll për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Kërkimor dhe Shkencor midis dy (2) akademive për periudhë kohore dy (2) vjeçare (1979 – 1981). Si fryt i këtij bashkëpunimi sigurisht u realizuan dy (2) projekte të mëdha, si: Konferenca shkencore për pesëqind (500) vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në vitin 1968 dhe Konferenca për Njëqind (100) vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878.
Marrëveshja e parë, e nënshkruar nga dy akademitë të Shqipërisë dhe Kosovës është produkti i marrëdhënieve diplomatike kulturore, saktësisht në fushën e kulturës, arsimit ndërmjet dy (2) vendeve për periudhën kohore 1968 deri 1981. Dokumentet arkivore, të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë na njoftojnë lidhur me bisedat dhe marrëveshjeve ndërmjet dy (2) akademive të shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës, në vitin 1981. Ky bashkëpunim të dy (2) institucioneve nuk u realizua në tërësi, pasi që pak muaj më vonë, në Kosovë, do të shpërthenin Demonstratat e marsit të vitit 1981 dhe bashkëpunimi ndërmjet dy (2) vendeve në fushat kulturore dhe arsimore, do të ndërpritej.
Protokollet e nënshkruara pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, dy (2) akademitë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan protokollin e bashkëpunimit, ku përfshijnë aktivitetet në fushën kërkimore, shkencore dhe artistike, si dhe veprimtari të ndryshme shkencore, simpoziume, konferenca të tjera. Kjo marrëveshje në mes dy (2) akademive u vlerësua si një (1) marrëveshje e zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy (2) vendeve.
Çfarë ndikimi pati Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në spektrin politik? Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës qysh pas themelimit para gjysmëshekulli filloi ta përforconte veprimtarinë e saj, si institucioni më i lartë, i shkencave dhe i arteve dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda ish – Federatës së Jugosllavisë.
Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1989, kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës doli me angazhimet publike së pari me Deklaratës Kushtetuese, pastaj me angazhime dhe veprimtarinë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave të shkeleshin në mënyrë drastike. Përveç, angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të Referendumi për Pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljes e Pavarësisë së Kosovës.
ASHAK-u në atë kohë zhvilloi dhe veprimtari shkencore në dobi të afirmimit të çështjeve të Kosovës.
Me 22 shkurt të vitit 1989, dy (2) pas fillimit të mbajtjes së Grevave të Minatorëve, të Trepçës për herë të parë, u morë iniciativa nga dyqindepesëmbëdhjetë (215) intelektualësh, të hartohet një (1) dokument, ku do ta pasqyronte situatën politike të Kosovës pas përfundimit të Grevave dhe suprimimin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, ky dokument do të njihej si “Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë”, në Kosovë.
Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë pasqyroi rolin aktiv të intelektualëve, në proceset politike dhe sociale dhe shërbeu si një (1) thirrje për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve, në Kosovë, si dhe për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave kushtetuese dhe kombëtare.
Kontributi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njihet në themelimin e Komisionit për Çështje Kushtetuese nën udhëheqjen e kryetarit të ASHAK-së, akademik Gazmend Zajmi, që doli dy (2) dokumente të rëndësishme, të cilat shndërrohen aktet themeltare të shtet ndërtimit të Kosovës, si Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut e vitit 1990 dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e 7 shtatorit të vitit 1990. Aktet këto themeltare, që hapën mundësinë e mbajtjes së Referendumit Gjithë popullor të shtatorit të vitit 1991, ku ideator i të cilit ishte akademik Fehmi Agani.
Vlejnë theksohet se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990 dhe Rezoluta mbi Pavarësinë dhe Sovranitetin Shtetëror të Kosovës, të 18 tetor të vitit 1991 dhe njëkohësisht deklarimi gjithë popullor përmes Referendumit, kumbuan si një përgjigje e ngjyrimeve juridike, politike dhe demokratike të përfaqësuesve dhe vullnetit të popullsisë shqiptare, në Kosovë. Për represionin politik të Sllobodan Millosheviçit, i anticipuar me 28 qershor 1989, në tubimin e serbëve, në Kosovë, në Gazimenstan, ku kremtohet gjashtëqind (600) vjetori i Betejës së Kosovës.
Kështu, që në Kosovë, filloi faza e përgjithshme e përshkallëzimit të trysnisë dhe agresionit të institucioneve shtetërore të Serbisë ndaj institucioneve të Kosovës. Kjo fazë erdhi si pasojë e iniciativës për ndryshime kushtetuese të Republikës Sociale Federative të Jugosllavisë, ku Kosova përfundimisht bëhet element konstituiv i Federatës Jugosllave dhe do të mbetet vetëm një (1) regjion i Serbisë. Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, si përfaqësuesit të Kosovës, në organet e Federative e refuzonin një (1) ndryshim të tillë. Këtë ndryshim të propozuar të Kushtetutës Federative, e refuzonin edhe Sllovenia dhe Kroacia, të cilat dolën kundër lidhur me ndryshimet e raporteve në Federatës Jugosllave dhe vendosjen e supremacinë serbe, në këtë Federatë.
Ndërkohë, me 30 qershor dhe 1 korrik të vitit 1990, në Pallatin e Kulturës “Arsim Vokshi”, në Gjakovë, u mbajt Kongresi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Mbledhja e Kongresit të Sindikatave të Pavarura të Kosovë, u pengua nga rendi i vendosur të autoriteteve serbe dhe pati efektin e tij, duke u vlerësuar edhe nga ana e avokates së njohur znj. Eva Brentli – mysafire e kongresit të Sindikatës së Republikës së Polonisë, e njohur si “Solidarmosti”, e cila ishte e shoqëruar nga aktivistja znj. Luljeta Pula – Beqiri.
Qëllimi kryesor i mbajtjes së Kongresit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës ishte kërkimi i masave ndëshkuese ndaj helmimeve të fëmijëve në objekte spitalore, institucioneve parashkollore, si dhe të nxënësve në objektet shkollore, ku njëra ndër më e prekur ishte Qendra Shkollore, në Vushtrri, për synim të shquarjes së popullsisë shqiptare, në Kosovë. Ky veprim u ndërmor pas ndarjes së nxënësve të nacionalitet serbë dhe atyre shqiptarë me lokacionet shkollore.
Sindikata e Pavarur e Kosovës u themelua nga mësimdhënësit shqiptarë, në qendrën “Muharrem Bekteshi”, në qytetin e Vushtrrisë, për qëllim pati analizimin e rrethanave të krijuara në shkollat e të gjitha komunave të Kosovës. Me ç’rast mësimdhënësit e nacionalitetit shqiptarë, në Kosovë, u organizuan me rastin e solidarizimit me minatorët e Trepçës dhe u diskutua haptas kundërshtimi i shembjes së Autonomisë së Kosovës, e cila u shoqërua me plagosje dhe vrasjes të popullsisë civile shqiptare, në Kosovë dhe njëra nder kërkesat nga takimi protestues i kolektivit të Qendrës Shkollore, u hartua dhe dërgua përmes mjeteve informative publike të Radio Televizionit të Prishtinës dhe gazetës së përditshme “Rilindja”. Bazamenti i Sindikatës së Pavarur të Kosovës ishte nga ndërmarrja shoqërore ndërtimore “Ramiz Sadiku”, me gjithsej tetëqind (800) punëtorë dhe hapi mundësinë e themelimit të Këshillit Nismëtar për themelimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarur të Kosovës lidhur për mbajtjen e saj, pati propozime të qyteteve të ndryshme, për aspektin historik, u propozua Prizreni, në aspekt sindikal u propozua Mitrovica, ndërsa në aspekt shtetëror Prishtina.
Pas mbledhjes së Këshillit Koordinues të partive politike, në Kosovë, të cilat bërën një (1) deklaratë me të cilën definohej vullneti i popullit të Kosovës për statusin e ri dhe avancimin e Kosovës, në aspektin juridiko – kushtetues. Ky akt e dërgoi parlamentin e Beogradit, t’i votoi amendamentet kushtetuese të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe hapi mundësinë e krijimit të sistemit partiak dhe paralele me votim për sistemin shumë partiak serb.
Delegatët e zgjedhur të kuvendit të Kosovës të Legjislaturës së datës 4 dhjetorit të vitit 1989, para seancës ia parashtruan pyetjen znj. Brendly, se “A do të jenë legjitime vendimet e kuvendit jashtë ndërtesës, pasi që delegatë/eve nuk iu lejua që ta mbajnë brenda në sallë.” Përgjigja i saj ishte se vetëm duhet të ketë kuorum dhe vendimet konsiderohen legjitime. Përputhshmëria e këtyre aktiviteteve nuk ishte e rastësishme, mirëpo e qëllimshme, prandaj me 30 qershor dhe 1 korrik të vitit 1990, mbahej Kongresi i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, me 2 korrik Deklarata Kushtetuese, ndërsa para miratimit të Kushtetutës së 7 shtatorit, u mbajtën grevat e Përgjithshme të 3 shtatorit, ku e tërë Kosova ishte e mbyllur.
Kongresi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, u mbajt pas shkatërrimit të Jugosllavisë, që i parapriu grevat e Minatorëve të Trepçës, në thellësinë nëntokësore të horizontit të tetë ( 8 ) – të, në Stanterg, të Trepçës, në Mitrovicë.
Çka ndikoi themelimi i Komisionit për botimin e SANU të vitit 1986, për situatën politike të Kosovës dhe si kundërshtoi Librin e Kaltër? Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, i njohur si Memorandumi i SANU-së ishte një (1) komisioni i përbërë nga gjashtëmbëdhjetë (16) anëtarësh. Preokupimi kryesor i këtij memorandumi ishte decentralizimi që po e dërgonte Jugosllavinë drejt shpërbërjes së saj dhe që strukturat kushtetuese të Jugosllavisë, po diskriminonin serbët.
Memorandumi ndahej në dy (2) pjesë, si në vijim: E para për Krizën në Ekonominë dhe Shoqërinë Jugosllave”, ndërsa “Statusi i Serbisë dhe i kombit serb”. E para fokusohet në fragmentimin ekonomik dhe politik të Jugosllavisë, që pasoi shpalljen e kushtetutës së vitit 1974. Ndërsa, pjesa e dytë fokusohet në atë autorët e shihnin si status inferior i Serbisë në kuadër të Jugosllavisë, ndërsa përshkruanin statusin e serbëve, në krahinën e Kosovës dhe të Kroacisë.
Thelbi i këtij memorandumi ishte prezantimi i shtrembëruar i pozitës së serbëve në Jugosllavi, si të diskriminuar për shkak të shkapërderdhjes së tyre territoriale, që kishte bërë Partia Komuniste e Jugosllavisë me vendimet për formën federative të organizimit që duhej të merrte Jugosllavia Socialiste pas Luftës së Dytë Botërore. Në theks të veçantë, kritikoi proceset e ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 dhe zgjerimin e shkallës së autonomisë për Kosovën dhe Vojvodinë, si dhe riorganizimin e tërësishëm sipas pikëpamjeve të tyre.
Mediatizimi i përmbajtjes së këtij memorandumi shtrëngoi qeverinë e Jugosllavisë dhe atë të Serbisë, që ta dënonin si dokument që nxiti nacionalizimin. Sipas akademik, z. Arsim Bajramit, Memorandumi i ASSHA-së ishte platformë ideologjike për gjenocid ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman”. Publikim i këtij memorandumi shkaktoj një dëm të madh në rrafshin ndërkombëtar.
Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, theksoi për rregullimin kushtetues të Jugosllavisë, e sidomos në raportet e krahinave me Serbinë, duke potencuar se një (1) kushtetutë e tillë, promovonte elementet e konfederatës, pasi që kushtetuta federale, ishte i vetmi synim që këto kushtetuta republikane apo krahinore të mos binin në konflikt me kushtetutën federative. Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë nxori edhe parashikimin e tij me shpërnguljen e serbëve dhe malazezëve nga Kosova.
Memorandumi i Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve propozoi Rivendikimin e Kushtetutës së vitit 1974, Ribashkimin e Serbisë dhe luftimin e agresionit shqiptar përmes shpalljes së luftës revolucionare dhe konfrontimit të hapur, që nga vitit 1989 deri 1990, të gjithë këta hapa u bënë me vërtetësi.
Në verën e vitit 1985, u largua gjuha shqipe nga përdorimi zyrtar, në Kosovë, duke u zëvendësuar me gjuhën serbe me 24 mars 1989, autonomia e Kosovës, duke u larguar përmes grusht shtetit dhe me datë 5 korrik të vitit 1990, me dhunën e policisë dhe ushtrisë serbe u shuan parlamenti dhe qeveria e Kosovës.
Memorandumi i Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve, doli në pah në vitin 1986, ku përmes këtij memorandumi parashihej krijimi i një Serbie të Madhe apo dominimi në Federatën e Jugosllavisë. Ky memorandum doli pas ngjarjeve të vitit 1981, në Kosovë, ku baza e tij qëndronte në pikëpamjet ideologjike dhe shkencore për dëbimin dhe shfarosjen biologjike të popullsisë shqiptare, në Kosovë edhe midis dy (2) luftërave botërore, siç e hartuan planin e tyre akademiku Vaso Çubrilloviçi dhe nobelisti Ivo Andriçi.
Këtë e vërtetojnë edhe historiania serbe dhe udhëheqja e dikurshme e Serbisë, znj. Latinka Peroviç, e cila ishte njëra nder autoret e rralla, që theksonte se objektivat e militariste të Serbisë ishin “revidim i kufijve të brendshëm, këmbimi i popullatave dhe ristrukturimi i hapësirës ballkanike”.
Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve ishte një kundërpërgjigje e Librit të Kaltër, i cili ishte një përmbledhje e Doktrinës së Shenjtës Serbe, e botuar në Beograd, pas ndryshimeve të kushtetutës Federative, të Jugosllavisë. Përmes kësaj përmbledhje doktrina argumentonte shkatërrimin e të gjithë të drejtave, që Kosova dhe shqiptarët fituan nga kushtetuta tre (3) vite me parë.