Minas Osmani nuk është më trajner i ekipit të futbollit Shkupi.
Ai e udhëhoqi ekipin nga Çairi në javët e fundit dhe po largohet për shkak të situatës së keqe në klub.
Me këtë, Shkupi hyn në ujëra edhe më të turbullta duke pasur parasysh pozitën ku gjendet aktualisht ky klub.
Është i fundit në tabelë, me pak shpresa për të shpëtuar në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.