Dy lojtarë të Shkëndijës së Haraçinës në 11-shin më të mirë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Dy lojtarë të Shkëndijës së Haraçinës në 11-shin më të mirë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut

KF Shkëndija e Haraçinës mburret që dy futbollistët e saj janë në 11 – shin më të mirë të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Një sukses i madh për këtë ekip që synon elitën.

“Dy futbollistët tanë, Amir Nuhija dhe Arsim Lamallari, janë përzgjedhur në 11-shen më të mirë të gjysmësezonit të parë.

Paraqitjet e tyre të qëndrueshme, angazhimi maksimal dhe kontributi i vazhdueshëm në sukseset e ekipit kanë qenë vendimtare për këtë vlerësim. Ky është një shpërblim i merituar për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë pjesës së parë të sezonit.

Klubi i uron Amir Nuhijës dhe Arsim Lamallarit suksese të mëtejshme dhe i inkurajon të vazhdojnë me të njëjtin ritëm edhe në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit..



Lexoni të gjitha në Bota Sot