Chelsea gati ta shesë

- Bota Sot

Chelsea gati ta shesë

Chelsea raportohet se është e gatshme të shesë anësorin e ri Tyrique George gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht vlerësimit të lartë që ai gëzon në futbollin anglez.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit londinez e shohin 19-vjeçarin si të tepërt në repartin ofensiv, për shkak të alternativave të shumta në sulm, dhe janë të hapur për të dëgjuar oferta për shërbimet e tij.

George ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2027 dhe gjatë këtij sezoni ka regjistruar 11 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë një asistim.

Në të njëjtën kohë, Chelsea planifikon të largojë edhe disa emra të tjerë gjatë javëve në vijim.

Në listën e lojtarëve që pritet të dalin në shitje janë edhe Raheem Sterling dhe Axel Disasi, në kuadër të ristrukturimit të skuadrës gjatë afatit kalimtar të dimrit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot