Maresca: Humbasim shumë ndeshje

- Bota Sot

Maresca: Humbasim shumë ndeshje

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, pranon se nuk është në gjendje të shpjegojë pse skuadra e tij vazhdon të humbasë epërsi në Premier League. Humbja 2-1 në shtëpi ndaj Aston Villa të shtunën ishte hera e tretë këtë sezon që “blues” humbën në Stamford Bridge, duke qenë në epërsi.

Në total, ata kanë humbur 11 pikë ndaj ekipeve në fushën e tyre edhe pse kanë qenë në epërsi. Trajneri italian shprehet se ky është ndryshimi midis skuadrës së tij, që aktualisht gjendet në vendin e pestë dhe Manchester City, në vendin e dytë.

“Është vetëm çështje kuptimi i arsyes pse,” tha Maresca, skuadra e të cilit pret Bournemouth. Më tej, ai shtoi: “Kur diçka vazhdon të ndodhë, nuk është e rastësishme dhe ne duhet ta kuptojmë pse”.

“Pavarësisht nëse po fitojmë, barazojmë apo humbasim, kur pësojmë një gol humbasim pak kontroll. Ne duhet të kuptojmë se si të menaxhojmë më mirë kur pësojmë gola“, u shpreh Enzo Maresca.



Lexoni të gjitha në Bota Sot