Barcelona dhe Real Madridi kanë nevojë urgjente për të përforcuar mbrojtjet e tyre.
Në fillim ishin blaugranat të cilët i hodhën sytë nga Mark Guehi dhe tashmë është radha e madrilenëve.
Kontrata e anglezit me Kristal Palas skadon në qershor dhe sipas AS, “Los Blancos” kanë kontaktuar tashmë ekipin e lojtarit dhe do të jetë në gjendje të negociojë lirisht me të brenda pak ditësh.
Guehi duket i gatshëm t’u japë përparësi “galaktikëve”, pavarësisht interesit nga Barcelona dhe Mançester Siti.