Matthaus, optimist për Florian Wirtz

- Bota Sot

Matthaus, optimist për Florian Wirtz

Florian Wirtz shënoi golin e tij të parë me Liverpool-in pas më shumë se katër muajsh që nga debutimi i tij, në fitoren ndaj Wolverhampton Wanderers gjatë fundjavës.

Ish-legjenda gjermane, Lothar Matthaus, komentoi këtë zhvillim dha një parashikim optimist mesfushorit gjerman.

“Ky nuk ishte ende hap i madh për të”, tha Matthäus për Sky. “Nuk më habiti që Wirtz kërkoi kohë për t’u përshtatur te Liverpool-i.

Shumë pak kohë më parë, ai luante ende në Gjermani dhe u zhvillua gradualisht në një mjedis të mbrojtur. Kalimi në Premier League është një hap i rëndësishëm që prek çdo lojtar.”

Matthäus shtoi se suksesi personal është i rëndësishëm vetëm nëse skuadra është në formë të mirë. “Goli i tij i parë me Liverpoolin ishte i rëndësishëm dhe më gëzon, për të dhe për kombëtaren.

Megjithatë, ai ende duhet të fitojë vendin dhe respektin e tij. Gradualisht po bëhet një lojtar i fortë, duhet të vazhdojë të luftojë dhe të përdorë eksperiencën e tij. Atëherë do të ketë më shumë mundësi për të marrë topa, goditje dënimi dhe penallti, siç bëri te Bayeri dhe te kombëtarja.”

“Wirtz ka gjithçka për të bërë këtë hap: ka qëndrim të duhur, cilësi të jashtëzakonshme dhe dëshirë për të triumfuar me skuadrën. Jam i bindur se do ta arrijë objektivin e tij,” përfundoi Matthäus.



Lexoni të gjitha në Bota Sot