Serxhio Ramos aktualisht është një lojtar i lirë, por nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.Ish-mbrojtësi i Real Madridit dëshiron të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë pavarësisht se është 39 vjeç.
Sipas informacioneve të fundit, klubi i Ligue 1,
Nisë është në bisedime për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Francezët po e studiojnë seriozisht mundësinë e nënshkrimit të mbrojtësit qendror, i cili është i etur të kthehet në futbollin evropian për pjesën tjetër të karrierës së tij.
Ramos nuk e përjashton këtë mundësi pasi synon të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 me Spanjën.