Kombëtarja e Kosovës ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në edicionin që po e lamë pas dhe është në gjysmëfinale të play-off-it në kërkimi të biletës për në Kampionatin Botëror në futboll që mbahet vitin e ardhshëm.
Kosova do të luajë në Bratisllavë me Sllovakinë.
Ndeshja luhet më 26 mars të vitit që po vjen.
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, uron të gjithë punonjësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozët e Kombëtares, përfaqësuesit e mediave dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për një vit 2026 të mbarë, me shëndet dhe suksese.
“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.
Shihemi së shpejti!”, ka shkruar Foda.