Ronaldo: Nuk largohem pa 1000 gola në karrierë

- Bota Sot

Ronaldo: Nuk largohem pa 1000 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo ka shprehur qartë ambicien e tij për të mos u larguar nga futbolli aktiv pa arritur shifrën e 1000 golave në karrierë.

Ylli portugez theksoi se, pavarësisht vështirësisë për të luajtur në moshën e tij, futbolli mbetet pasioni i tij i madh.

Ai shtoi se vendndodhja, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropë, nuk ka rëndësi për të.

Objektivi i tij kryesor është shënimi i golave dhe arritja e kësaj kuote historike.

Aktualisht, 40-vjeçari ka realizuar 956 gola.



Lexoni të gjitha në Bota Sot