Tirana me mesazh të qartë

- Bota Sot

Tirana me mesazh të qartë

Tirana prezantoi Patrik Mysloviç si transferimin e parë për merkaton e dimrit.

Bardheblutë po japin mesazh të qartë, ndërsa objektiv mbetet mbijetesa në Superiore.

Basilio Ndong ishte transferimi i kaluar, që u afrua në nëntor dhe vlerësohet 350 mijë euro në tregun e “transfermarkt”.

Mesfushori Mysloviç, që vlerën e ka 500 mijë euro, bëhet lojtari më i vlerësuar në skuadër.

Kështu bardheblutë kanë vendosur të përmirësohen sa u përket emrave.

Një tjetër emër që pritet prezantimi është Fredi Alvarez. Ky i fundit mban shifrën 700 mijë euro.

Tirana zyrtarizoi sot nëntë largime. Rast i pazakontë për bardheblutë në merkaton e dimrit, ndërsa prej kohësh i kishte nxjerrë jashtë skuadrës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot