Ofendohet nga tifozët e Arsenalit në tunel

- Bota Sot

Ofendohet nga tifozët e Arsenalit në tunel

“Dibu” Martinez pësoi 4 gola nga Arsenali dhe nuk mund ta mbyllte më keq se kaq vitin 2025.

Pas përfundimit të ndeshjes, portieri i Aston Vilës përfundoi duke debatuar me tifozët e “Topçinjve”.

Shihet argjentinasi teksa mbahet nga shokët e tij të ekipit sepse ishte i tërbuar dhe po ofendonte tifozët.

Sapo hyri në tunel, portieri, kampion i Kupës së Botës në Katar 2022, filloi të merrte një breshëri ofendimesh dhe nuk mundi ta përmbante veten.

Fansat në rrjetet sociale iu kthyen gardianit të Argjentinës, i cili është kritikuar më shumë se një herë për sjelljen e tij brenda dhe jashtë fushës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot