Refuzoi oferta nga Anglia dhe Spanja

- Bota Sot

Refuzoi oferta nga Anglia dhe Spanja

Ish-kapiteni dhe zëvendëspresidenti aktual i Interit, Havier Zaneti zbulon pse refuzoi ofertat nga Anglia dhe Spanja për ta përfunduar karrierën e tij te zikaltërit.Në 1995 ai u transferua te Interi në Itali dhe qëndroi atje deri në pensionimin e tij në vitin 2014. Pas asaj argjentinasi hyri në menaxhim si nënkryetar i tyre.

“Interi është klubi i zemrës sime, klubi me të cilin jam i dashuruar.

Kisha oferta nga Spanja dhe Anglia për të shkuar dhe për të luajtur atje, por e vërteta është se qëndrova te Interi sepse doja vërtet të lija gjurmën time këtu në këtë institucion.

E dija që presidenti ynë në atë kohë po bënte sakrifica të mëdha në mënyrë që Interi të fitonte tituj të rëndësishëm dhe, koha më dha të drejtë”, deklaroi argjentinasi në një intervistë për Sky Sports UK.

Zaneti luajti për Interin për 19 vite, duke u bërë një nga lojtarët më përfaqësues në historinë e klubit zikaltër, ai me më shumë paraqitje (858) dhe gjithashtu më i suksesshmi në historinë e Interit, duke ngritur 16 trofe.



Lexoni të gjitha në Bota Sot