Modriç: Allegri është i pabesueshëm, Mourinhon e bëri Ronaldo të qante

- Bota Sot

Modriç: Allegri është i pabesueshëm, Mourinhon e bëri Ronaldo të qante

Luka Modriç, në moshën 40-vjeçare, ka hyrë menjëherë si lider teknik dhe protagonist te Milani i Massimiliano Allegrit, kur shumëkush dyshonte se motivimi i tij mund të kishte rënë. Në një intervistë të gjatë për ‘Corriere della Sera’, mesfushori kroat ka zbuluar sekretet e suksesit të tij te kuqezinjtë, duke përmendur marrëdhënien e veçantë që ka krijuar me trajnerin e tij, Allegri.

"Ka një personalitet të pabesueshëm, më kujton pak Ancelottin.

Është i ndjeshëm, argëtues, i pëlqejnë shakatë, por në fushë është një trajner i madh. E di futbollin si pakkush.

Nuk e njihja aq mirë më parë, por jam i lumtur që sot është trajneri im. Ancelotti është numri një, është e vështirë të gjesh fjalë. Për mënyrën se si është, jo vetëm për cilësinë në stol.

Në Madrid kemi folur shpesh për Milanon dhe për Milanin, edhe për të kjo është një vend unik", rrëfen Modriç.

Ai ka folur edhe për Jose Mourinhon: "Special si trajner dhe si person, ishte ai që më deshi te Real Madridi. Më i ashpër nga të tre, e kam parë ta bëjë Cristiano Ronaldon të qajë në dhomat e zhveshjes. Shumë i drejtë, por i ndershëm".

Megjithatë, trajneri më i rëndësishëm në karrierën e tij mbetet një tjetër: "Tomo Basic në Kroaci, mik i babait tim, na mësonte të përballonim padrejtësitë, duke shpjeguar se në futboll do të shohim gjithçka, edhe arrogancën. Na thoshte të mos dëgjonim ata që nuk na shihnin si futbollistë profesionistë sepse ishim shumë të vegjël dhe të dobët".



Lexoni të gjitha në Bota Sot