Daniele De Rossi përjetoi një rikthim të pakënaqur te ish-klubi Roma, me skuadrën e tij Xhenoa që u mposht lehtësisht 3-1 në stadiumin “Olimpiko”.
Ai u kërkoi falje mbështetësve të verdhekuqve për “fytyrën e ashpër” ndërsa shtrëngoi duart me disa mbështetës. Ky moment është bërë viral në rrjet.
Përpara startit të ndeshjes ai u përqafua me Paulo Dibalën, Xhianluka Mançini dhe Manu Kone.
Si lojtar, De Rosi bëri mbi 600 paraqitje për Romën ndërsa si trajner drejtoi 30 ndeshje në vitin 2024.