Roberto Carlos da Silva, 52-vjeçar, ish-futbollist i Interit dhe Real Madridit, ka kaluar një operacion të suksesshëm në zemër në Brazil, pas zbulimit të një funksionimi të gabuar të organit gjatë disa kontrolleve mjekësore.
Aktualisht, ish-mbrojtësi i majtë dhe ambasador i Real Madridit, ndodhet nën vëzhgim e mjekëve për të garantuar rikuperim të plotë.
Problemi u zbulua rastësisht gjatë një kontrolli për një mpiksje të vogël gjaku në këmbë, që Roberto Carlos iu nënshtrua gjatë pushimeve në vendin e tij të lindjes. Pas një rezonance magnetike të plotë, mjekët konstatuan një funksionim të çrregullt të zemrës dhe vendosën të ndërhynin menjëherë.
Operacioni me kateter, i parashikuar të zgjaste 40 minuta, u shty për pothuajse tri orë për shkak të një komplikacioni gjatë procedurës.
Megjithatë, ndërhyrja përfundoi me sukses dhe gjendja e tij u vlerësua si stabile.
Për shkak të natyrës së problemit, Roberto Carlos do të qëndrojë nën vëzhgim të ngushtë për 48 orë të tjera për të monitoruar progresin e rikuperimit.
Ish-‘ylli’ brazilian ka siguruar tifozët dhe mediet për gjendjen e tij: “Jam mirë,” ka thënë ai për AS, duke qetësuar publikun pas orëve të shqetësimit.
Ky episod i ka rikthyer qetësinë botës së futbollit, duke konfirmuar se një nga figurat më të njohura të sportit është jashtë rrezikut dhe në proces të rikuperimit të plotë.