Dënohet me një vit burg ish - bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit

- Bota Sot

Dënohet me një vit burg ish - bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit

Ish – futbollisti i Premier League, Ramadan Sobhi, është dënuar me një vit burg dhe punë të detyruar pas shpalljes fajtor për mashtrim në provime në Egjipt.

Gjatë procesit në Giza u zbulua se Sobhi kishte paguar një person tjetër për të kryer provimet në fushën e turizmit dhe hotelerisë në vend të tij.

Sipas raportimeve të De Telegraaf, gjyqtari e dënoi atë dhe një tjetër të dyshuar me 12 muaj burg dhe detyrim pune.

Avokati i Sobhi-t pritet të apelojë vendimin, ndërsa ish-mesfushori përballet edhe me bllokim katërvjeçar nga futbolli pas dështimit në një test antidoping në vitin 2024, vendim i konfirmuar nga Court of Arbitration for Sport në nëntor.

Sobhi, 28 vjeç, i cili ka luajtur për Stoke City dhe Huddersfield, kishte shënuar tre gola në 46 paraqitje me Stoke-in, para se Terriers të paguanin 5.7 milionë funte për të në vitin 2018.

Më pas, mesfushori u rikthye te Al Ahly në Egjipt dhe sezonin e kaluar fitoi African Champions League me Pyramids FC.

Egjiptiani, gjatë kohës te Stoke City kishte qenë bashkëlojtar me Xherdan Shaqirin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot