Rahoveci me stadium 6523 ulëse, e thotë ministri Çeku

- Bota Sot

Rahoveci me stadium 6523 ulëse, e thotë ministri Çeku

Ministri në detyrë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, e jep lajmin e madh në prag të Vitit të Ri për qytetarët e Rahovecit.

Rahoveci do të ketë stadiumin me 6523 ulëse.

“Është përzgjedhur projekti konceptual dhe kemi nënshkruar kontratën për hartimin e projektit zbatues të stadiumit të qytetit në Rahovec, i cili do të jetë i kategorisë 2, sipas standardeve të UEFA-s, dhe do të ketë 6523 ulëse.

Me të përfunduar projektimi, do të kalojmë në procedurë për kontraktimin e punëkryesit, për ta bërë edhe Rahovecin me një stadium modern të standardit ndërkombëtar.

Me përkushtim po e zbatojmë planin tonë për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Në procedurë për nisjen e punimeve janë edhe stadiumi i Pejës dhe ai i Vushtrrisë. Ndërsa punimet së shpejti nisin në stadiumin e Ferizajt”, ka shrkuar Çeku në profilin e tij në facebook.



Lexoni të gjitha në Bota Sot