Dy gjigantë europianë janë të interesuar:

- Bota Sot

Dy gjigantë europianë janë të interesuar:

Marrëdhënia mes Karim Adeyemi dhe Borussia Dortmundit duket se ka arritur fundin.

Sulmuesi i lindur më 2002, me 4 gola në 15 paraqitje këtë Bundesliga, është zyrtarisht në treg. Klubi gjerman nuk do ta pengojë largimin e tij në janar për shkak të një situate të padurueshme.

Sipas medias gjermane, dëshira e lojtarit lidhet me arsye jashtëfutbollistike.

Partnerja e Adeyem do të donte të transferohej në një metropol të madh europian dhe kjo dëshirë mund t’i plotësohet. Shtohen edhe përplasjet me trajnerin Niko Kovac, që kanë nxitur vendimin e klubit për ta shitur lojtarin.

Megjithatë, Borussia nuk ka ndërmend ta ulë çmimin. Sipas “Bild”, kartoni i Adeyemi vlerësohet 60 milionë euro, një sfidë për klubet pretendente pak ditë para hapjes së merkatos dimërore.

Aktualisht, dy gjigantë europianë janë të interesuar: Manchester United, që kërkon forcim të sulmit, dhe Barcelona, e cila duket pistë e vështirë për shkak të gjendjes financiare të katalanasve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot