Klisman Cake arrin marrëveshjen për transferimin te Akhmat Grozney

- Bota Sot

Klisman Cake arrin marrëveshjen për transferimin te Akhmat Grozney

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, konkretisht “xmksport”, mbrojtësi i Kombëtares Klisman Cake ka arritur marrëveshjen për transferimin te Akhmat Grozney në Rusi.

Po ashtu, përcaktohet shuma që Shkëndija e Tetovës ka rënë dakord me klubin nga Premier League ruse, 400 mijë euro.

Po sipas burimit në fjalë, rroga e Cakes përkon te skuadra e ri me afro 330 mijë euro në vit.

Për Shkëndijën e Tetovës nuk ka rrugë tjetër përveç shitjes së mbrojtësit, pasi mund ta humbisnin në verën e 2026-ës falas.

Klisman Cake e ka bërë debutimin te Shqipëria në 2025-ën, kundër Jordanisë në tetor.



Lexoni të gjitha në Bota Sot