Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.
Arrestimi është realizuar nga njësiti FAST i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, rreth orës 14:00 të ditës së sotme.
Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të sanksionuara nga ligjet gjermane. Pas arrestimit, me aktvendim nga prokurori kujdestar, ai është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për t’u ndjekur më pas me procedurat ligjore përkatëse.
Ky arrestim është pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprave penale ndërkombëtare.
Lexo edhe:
Prizreni në atmosferë festive në prag të ndërrimit të viteve ( Foto )