Kylian Mbappe do të mungojë për tre javë.
Sulmuesi i Real Madridit vazhdon të vuajë nga problemet me gju dhe një skanim me rezonancë magnetike i kryer këtë të mërkurë konfirmoi lajmin më të keq për klubin.
Ky lajm u raportua nga L’Equipe, e cila konfirmon se lojtari do të mungojë për të paktën tre javë.
Kjo do të thotë se ai do të humbasë Superkupën e Spanjës, e cila do të zhvillohet midis 7 dhe 11 janarit në Arabinë Saudite, si dhe ndeshjen e ligës kundër Betis këtë të diel.