Maresca pritet të largohet nga Chelsea pas përplasjes së ashpër me drejtuesit

- Bota Sot

Maresca pritet të largohet nga Chelsea pas përplasjes së ashpër me drejtuesit

Enzo Maresca është i gatshëm të largohet nga Chelsea pas një përplasjeje të fortë me drejtuesit e klubit, sipas raportimeve nga mediat angleze.

Trajneri italian nuk u paraqit në konferencën për shtyp pas barazimit 2-2 ndaj Bournemouth të martën, ndërsa klubi njoftoi zyrtarisht se ai ishte i sëmurë.

Megjithatë, burime pranë klubit bëjnë të ditur se mungesa e Marescas ishte një vendim i qëllimshëm dhe jo për arsye shëndetësore.

Maresca ka dashur të marrë kohë për të reflektuar mbi të ardhmen e tij në Stamford Bridge dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit, edhe pse ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe po vlerëson të gjitha opsionet.

45-vjeçari, i cili firmosi një kontratë pesëvjeçare me Chelsean në qershor 2024, ka respekt të madh për klubin dhe tifozët. Ai e pranon presionin dhe pritshmëritë e larta të tifozëve të “Blues”, të ndërtuara mbi sukseset e dy dekadave të fundit, duke i konsideruar ato si të shëndetshme dhe nxitëse për përparim.

Megjithatë, Maresca është i bindur se kërkesat dhe kushtet e vendosura ndaj tij nga drejtuesit e klubit janë të tilla që edhe një trajner i nivelit të lartë do ta kishte të vështirë t’i pranonte.

Italiani shpresonte që fitimi i dy trofeve sezonin e kaluar – Conference League dhe Botërori i Klubeve i FIFA-s – si edhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve, do t’i jepnin mundësinë të ndërtonte mbi atë bazë këtë sezon. Por marrëdhënia mes tij dhe drejtuesve të klubit është përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit.

Nëse largohet, Maresca do t’i bashkohej listës së trajnerëve që kanë pasur mandate të shkurtra te Chelsea pas marrjes së klubit nga konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly dhe Clearlake në vitin 2022, përfshirë Thomas Tuchel, Frank Lampard, Graham Potter dhe Mauricio Pochettino.

Deklarata e tij e papritur se kishte kaluar “48 orët më të këqija” të karrierës para fitores ndaj Evertonit muajin e kaluar, thuhet se ishte kulmi i një pakënaqësie që ishte grumbulluar prej javësh



Lexoni të gjitha në Bota Sot