Teo Hernandez jep spektakël me dy gola

- Bota Sot

Teo Hernandez jep spektakël me dy gola

Klubi i Al Hilal është kthyer në garën për titullin kampion në Arabinë Saudite falë fitores së rëndësishme në ditën e fundit të vitit përballë Al Kholod në transfertë.

Një fitore 3:1 me protagonist kryesor Teo Hernandez.

Anësori francez i klubit të Al Hilal, ishte ai i cili ndryshoi fatin e takimit në pjesën e dytë, pasi e para ishte mbyllur me shifrat 1-1. Fillimisht ai devijoi para portës me një gjuajtje fluturimthi për të kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Më pas, me një goditje dënimi ishte pikërisht francezi i cili lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke çuar shifrat në 3-1.

Ky sukses çoi Al Hilal në kuotën e 29 pikëve, 2 më pak se Al Nasr kryesues me të cilin duket se do të ketë një rivalitet të ndezur për titullin kampion në këtë edicion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot