Sulmuesi nuk është gati për një sakrificë të madhe

- Bota Sot

Sulmuesi nuk është gati për një sakrificë të madhe

Mauro Ikardi ka hyrë zyrtarisht në 6 muajt e fundit të kontratës së tij me Gallatasarajn.

Marrëveshja me klubin turk mbaron në qershor dhe sulmuesi shpeshherë ka bërë të qartë se nuk po planifikon qëndrimin edhe pse i pëlqen Turqia dhe lidhja që ka me tifozët e klubit të qytetit të Stambollit.

Tashmë është mësuar se shkak për këtë qëndrim të tij, shtë oferta ekonomike që i ka bërë Gallatasaraj për të mundësuar rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas.

Sipas “Fanatik”, atij i është kërkuar që të pranojë një marrëveshje të re me gjysmën e rrogës.

Më saktësisht, Ikardit i është bërë e qartë që për të firmosur përsëri me Gallatasarajn, duhet të përgjysmojë rrogën nga 10 milionë euro në sezon, në 5 milionë euro në sezon, pasi klubi nuk është më në gjendje që të paguajë një shifër kaq të lartë në një moment kur ka mbushur skuadrën edhe me yje të tjerë.

Ky kusht cilësohet për momentin i papranueshëm nga Ikardi, i cili po shqyrton mundësi të tjera në klube të ndryshme në Europë që kanë shfaqur interes për të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot