Kthimi i “dashurisë së vjetër”

- Bota Sot

Kthimi i “dashurisë së vjetër”

Një lojtar i cili mendohet se do të largohet nga Arabia Saudite gjatë merkatos së janarit është portugezi Zhoao Kanselo.

Futbollisti raportohet se është gati t’i japë lamtumirën Al Hilal për të luajtur në një nga kampionatet europiane në pjesën e dytë të sezonit, si përgatitje për Botërorin 2026.

Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzagi, nuk e cilëson më të paprekshëm lojtarin dhe sipas ”Sky Sport”, janë zhvilluar kontaktet e para për kthimin e tij të mundshëm në Itali. Juventusi dhe Interi kanë kontaktuar menaxherin e portugezit, Zhorge Mendes, për të parë nëse është i mundur kthimi në radhët e një prej këtyre dy ekipeve për të cilat ai ka luajtur në të kaluarën.

Megjithatë, për momentin duket pak e mundshme që Kanselo të kthehet në këto dy skuadra, pasi pengesë bëhet rroga që ai përfiton aktualisht në Arabinë Saudite.

Lojtari merr 18 milionë euro neto në sezon dhe ndonëse është gati që të ulë pretendimet e tij për kthimin në Europë, nuk do që të bëjë një zbritje shumë të ndjeshme të pagës së tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot