Ukraina falënderon Gjermaninë për dorëzimin e dy sistemeve të reja Patriot

- Bota Sot

Ukraina falënderon Gjermaninë për dorëzimin e dy sistemeve të reja Patriot

Ukraina ka marrë dy sisteme të tjera ajrore “Patriot” për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet ruse, tha sot Ministria e Mbrojtjes, duke i dhënë meritën Gjermanisë për lehtësimin e dorëzimit të tyre.

“Sistemet janë dislokuar tashmë për të mbrojtur qytetet ukrainase dhe infrastrukturën kyçe, falë marrëveshjeve të fundit me qeverinë gjermane”, tha ministri i Mbrojtjes, Denys Shmyhal.

Sistemet e raketave tokë-ajër të prodhuara në SHBA janë pakti më i mirë i Ukrainës kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike dhe kruz ruse.

Sistemi “Patriot” përfshin komponentë të ndryshëm si, një radar, një stacion kontrolli zjarri, antena dhe lëshues për raketat antiajrore.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Kievi ka marrë një numër sistemesh “Patriot” nga aleatët perëndimorë.

Gjermania ka furnizuar tre sisteme të plota. Gushtin e kaluar, Ministria e Mbrojtjes në Berlin njoftoi dorëzimin gradual të komponentëve për dy sisteme të tjera “Patriot”, ndërsa Norvegjia tha se do të kontribuonte me fonde.

Në këmbim, Gjermania do të furnizohej me gjeneratën e fundit të sistemit “Patriot” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot