Maresca shihet si zëvendësues i Guardiolës te Manchester City

- Bota Sot

Maresca shihet si zëvendësues i Guardiolës te Manchester City

Enzo Maresca është shkarkuar sot nga pozita e trajnerit të Chelseas.

Por tekniku italian, mund të vazhdoj punën në Angli.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Maresca mbetet në listën e ngushtë të Man City për të ardhmen.

Ai shihet si zëvendësim ideal i Pep Guardiolës, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, edhe pse kontrata i skadon në qershor të vitit 2027.

Ende nuk ka asnjë kontakt mes Manchester Cityt dhe Enzo Marescas në këtë fazë, por nëse ndodh ndonjë e papritur, bisedimet do të nisin menjëherë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot