Sfida me Serbinë la shumë pasoja te Shqipëria! Ja arsyeja

- Bota Sot

Sfida me Serbinë la shumë pasoja te Shqipëria! Ja arsyeja

Shqipëria e kishte vitin 2025 një nga vitet më të suksesshme në histori, por natyrisht që kishte edhe problemet e veta.

Një nga problemet më të mëdha që u përball Shqipëria në këtë vit, ishte përplasja e Federatës me tifogrupin “Tifozat Kuqezi”, të cilët ndër vite kanë mbështetur Shqipërinë, pavarësisht distancës, kundërshtarit apo edhe kushteve të vështira me të cilat do të përballeshin.

Që nga qershori, Tifozat Kuqezi nuk janë më në stadiumin “Air Albania” kur luan skuadra jonë, por në të njëjtën kohë, tifozët nuk kanë munguar në asnjë ndeshje që Shqipëria ka zhvilluar në transfertë. Por, si nisi e gjitha kjo përçarje mes tifozëve dhe federatës e Kombëtares.

Shqipëria do të luante në qershor ndeshjen e parë me Serbinë pas shumë vitesh dhe natyrisht, interesimi për të blerë një biletë, ishte shumë i madh.

Në të njëjtën kohë, Federata i trembej jo pak problemeve politike dhe ndonjë incidenti të mundshëm që mund të ndodhte, pavarësisht se 10 vite më parë në Elbasan, ndeshja ishte e qetë dhe pa probleme, përtej gjithçkaje që ndodhi në fushë e jashtë saj.

Kështu, Federata vendosi që të bënte një shorte për biletat e ndeshjes dhe të gjithë tifozët do të duheshin të aplikonin për të fituar të drejtën që të blinin një biletë. Ky vendim solli pakënaqësi te “Tifozat Kuqezi” të cilët kërkuan fillimisht që biletat e tyre t’i jepeshin tifogrupit, e më pas me pjesën tjetër të stadiumit, të bëhej ndarja ashtu siç Federata do të donte ta ndante. Por, kjo kërkesë u hodh poshtë dhe ndarja e biletave u bë me shorte.

Në ndeshjen me Serbinë, në stadium nuk ishte tifogrupi e në fakt, stadiumi ishte mbushur plot por mungonte mbështetja që tifogrupi bënte për kuqezinjtë ndër vite. Ky problem vazhdoi edhe për ndeshjet e tjera dhe ndaj Letonisë, Shqipëria u detyrua nga FIFA që të mbyllte 20% të stadiumit për shkak të sjelljes së gabuar në ndeshjen me serbët.

Megjithatë, tifozët kuqezi munguan edhe në ndeshjet e tjera, si me Jordaninë, ashtu edhe me Letoninë në shtëpi apo edhe me Anglinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot