Shqiptari që po bën bujë në diasporë, publikon foto me dr. Ibrahim Rugovën dhe kryeministrin Albin Kurti

- Bota Sot

Shqiptari që po bën bujë në diasporë, publikon foto me dr. Ibrahim Rugovën dhe kryeministrin Albin Kurti

Bujar Neziri, i njohur si një humanist i madh në diasporën shqiptare, vazhdon të jetë një emër me peshë për kontributin e tij të çmuar ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në vitet më të vështira të saj.

Sot, Neziri është president i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit, që garon në Landesliga të Gjermanisë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në promovimin e sportit shqiptar në diasporë.

Ai ka befasuar opinionin publik me publikimin e dy fotografive, të realizuara në dy periudha të ndryshme kohore, me një diferencë prej plot 19 vitesh.

Fotografia e parë daton nga viti 1997, ku Bujar Neziri shihet përkrah Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në një kohë kyçe për fatin e vendit.

Fotografia e dytë është realizuar në vitin 2025, ku ai shfaqet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy fotografi domethënëse, nga dy kohë të ndryshme historike, që dëshmojnë vazhdimësinë e angazhimit, përkushtimit dhe lidhjes së pandërprerë të Bujar Nezirit me Kosovën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot