Sulmuesi arrin akordin me skuadrën e Premier Ligës!
Lëvizje surprizë në Serinë A, sulmuesi i Lacios, Valentin Kastelanos, do të vijojë karrierën në Premier Ligë, teksa ka arritur akordin me skuadrën e Uest Hem, për shifrën 30 milionë euro.
Argjentinasi ka pranuar ofertën, teksa marrëveshja pritet të finalizohet para ndeshjes së së dielës kundër Napolit.
Në total 27-vjeçari është aktivizuar 75 ndeshje më fanellën e Lacios në Serinë A, teksa ka arritur të shënojë 16 gola si dhe ka regjistruar 11 asiste.