Gruaja bie nga ura e re e Ibrit, u dërgua në Emergjencë

- Bota Sot

Gruaja bie nga ura e re e Ibrit, u dërgua në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit.

Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.

“Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot