Klubi italian i vë çmimin futbollistit shqiptar

- Bota Sot

Klubi italian i vë çmimin futbollistit shqiptar

Kristian Shpendi ka bindur të gjithë me paraqitjet e tij në vitet e fundit te skuadra e Çezenës, duke u kthyer në një nga emrat më interesantë në panoramën e futbollit italian.

Djaloshi, i cili në vitin 2025 debutoi me Kombëtaren shqiptare, ka përfunduar kësisoj si shënjestrën e klubeve të ndryshme në futbollin italian e jo vetëm.

Mediat pranë klubit italian raportojnë se falë këtij interesimi, Çezena e ka të qartë se do ta ketë të vështirë ta mbajë për një kohë të gjatë sulmuesin.

Ndaj edhe ka vendosur një çmim për kartonin e tij, duke bërë të qartë se nuk do ta lejojë të largohet pa u paguar një shumë prej 4-5 milionë eurosh, duke mbajtur edhe një përqindje për shitjen e radhës së tij.

Megjtihatë, drejtuesit e klubit kanë hedhur poshtë zërat se ka një ofertë nga Al Sad në Katar për sulmuesin shqiptar.

Në Itali ishin përhapur lajme se trajneri i kësaj skuadre, Roberto Mançini, ishte interesuar personalisht për sulmuesin.

Por këto lajme nuk kanë gjetur konfirmim në klubin e Çezenës, i cili gjithsesi nuk ka lënë të kuptohet se cilat janë klubet më afër futbollistit shqiptar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot